Arrestimi në “Marigona”, kush ishte i kërkuari ndërkombëtar që fshihej në luks?

Kronikë

Arrestimi në “Marigona”, kush ishte i kërkuari ndërkombëtar që fshihej në luks?

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Njësitë e taskforcës kanë realizuar një aksion të suksesshëm në lagjen “Marigona”, ku mbrëmë kanë arrestuar një shtetas të huaj të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas Policisë, personi në fjalë ishte gjithashtu i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë ku i dyshuari po qëndronte, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë 52,480 euro para të gatshme, një letërnjoftim të falsifikuar, një patentë shoferi të falsifikuar, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave të sigurisë dhe një veturë.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin e krimit të organizuar po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat