Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Kronikë

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 22:50
Gjesendet e gjetura nga Policia në Kaçanik

Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka kryer sot pasdite një bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar A.S. (43).

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri - pistoleta dhe 67 fishekë, raporton KosovaPress.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat