Një grua rreth 53-vjeçare ka vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në fshatin Koshtovë.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një grua rreth 53-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku të ndodhur sot në të njëjtin segment rrugor, në Koshtovë, Mitrovicë e Jugut.
Përplasja u raportua rreth orës 15:00, ku u përfshinë dy vetura, ndërsa drejtuesja e njërës prej tyre mori lëndime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Zahiti.