Arrestohet në Prishtinë 28 vjeçari që kërkohej për vjedhje

Kronikë

Arrestohet në Prishtinë 28 vjeçari që kërkohej për vjedhje

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

R.Sh është arrestuar sot në Prishtinë nga policia.

28 vjeçari ishte i kërkuar si i dyshuar për vjedhje.

Puna për kapjen e tij, u realizua nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

“Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale në koordinim me zyrtarë të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të kërkuar për dyshimin se ka kryer veprën penale vjedhje. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e R.Sh, mashkull, 28-vjeç, shtetas i Kosovës. Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat