​Arrestohet një person për vjedhje në Obiliq, tjetri vihet në kërkim nga policia

Kronikë

​Arrestohet një person për vjedhje në Obiliq, tjetri vihet në kërkim nga policia

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 19:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Obiliq nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, raporton KosovaPress.

Rasti ka ndodhur më datën 28 nëntor në Obiliq, saktësisht në një pompë derivatesh. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Ndaj personit të arrestuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë, janë kryer veprimet e nevojshme procedurale, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Ndërkohë që personi i dytë i dyshuar për të njëjtin rast është në kërkim nga ana e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat