Sulm ndaj një gruaje në Pejë, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Kronikë

Sulm ndaj një gruaje në Pejë, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Në Pejë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, e cila po ashtu është shtetase e Shqipërisë. Rasti ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, rreth orës 15:30.

Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor pas sulmit. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

"Pejë / 11.12.2025 – 15:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase të Shqipërisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat