Bastisje në banesën e një personi në Ferizaj – kapen drogë e para të gatshme

Kronikë

Bastisje në banesën e një personi në Ferizaj – kapen drogë e para të gatshme

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur qese me marihuanë.

Policia bën të ditur se banesa e tij është bastisur dhe tek e njëjta janë gjetur drogë, para të gatshme, peshore digjitale e telefona celularë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore, ishte ndaluar nga njësitë policore dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese me substancë të dyshuara narkotike, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur një peshore digjitale dhe qese najloni të zbrazëta  të cilat dyshohet se më herët kishin pasur substanca narkotike”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas testimit ka rezultuar se substancat narkotike janë të llojit Methamphetamine me peshë totale 118.31 gramë. Në këtë rast  përveç substancave narkotike në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 1,640 euro para të gtshme, dy qese najloni të zbrazëta, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe një automjet. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit 24 orësh./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat