Një person është arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 02:00, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.
Dhunë në familje
"Gjakovë / 17.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.