​Digjet një autoambulancë në Ratkoc të Rahovecit, vihet në kërkim një i dyshuar

Kronikë

​Digjet një autoambulancë në Ratkoc të Rahovecit, vihet në kërkim një i dyshuar

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 21:08
Ilustrim

Një autoambulancë e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ratkoc të Rahovecit, nën rrethana ende të panjohura, është përfshirë nga flakët e zjarrit, të cilat kanë shkaktuar dëmtime edhe në objektin e QMF-së, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 02:40.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, ka thënë ai.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “zjarrvënie”. Lidhur me rastin, policia është në kërkim të një personi të dyshuar, ndërkohë që po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat