Podujevë: Arrestohet një person për shtënie me armë në aheng familjar

Kronikë

Podujevë: Arrestohet një person për shtënie me armë në aheng familjar

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një person është arrestuar pasditen e së dielës në Podujevë, nën dyshimin se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar rreth orës 16:39, ndërsa nga ai është sekuestruar një pistoletë me gas. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

"Podujevë / 21.12.2025 – 16:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat