Tentativë arratisjeje nga dhomat e ndalimit në Rahovec, i dyshuari rikapet nga policia

Kronikë

Tentativë arratisjeje nga dhomat e ndalimit në Rahovec, i dyshuari rikapet nga policia

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset nga Stacioni Policor në Rahovec, por është arrestuar sërish pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00, i dyshuari, mashkull kosovar, i cili ndodhej në dhomat e ndalimit, ka përdorur forcë për të hapur derën e dhomës dhe ka dalë nga objekti i stacionit policor me qëllim arratisjeje.

Patrullat policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, duke e kthyer atë sërish në Stacionin Policor të Rahovecit.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas përfundimit të tretmanit është rikthyer në dhomat e ndalimit.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat