Sekuestrohen 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Kronikë

Sekuestrohen 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 380 fishekë  në një lokal në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Doganës, gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie.

Dyshohet se ato janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat