Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohet se e kishin rrahur një person para disa javësh

Kronikë

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohet se e kishin rrahur një person para disa javësh

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast që kishte ndodhur me 8 nëntor të këtij viti.

Tre të arrestuarit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një person me 8 nëntor, në ora 03:00 të mëngjesit.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjilan / 08.11.2025 – 03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që javë më pare dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat