Theu 7 vetura në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Theu 7 vetura në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për thyerje të veturave dhe vjedhje të gjësendeve, kryesisht vegla pune.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 dhjetor 2025, rreth orës 02:45, në parkingun e një objekti, ku janë thyer gjithsej shtatë vetura. Nga automjetet e dëmtuara janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune.

Njësitë e hetuesisë, pas veprimeve operative, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar shumicën e gjërave të raportuara si të vjedhura.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

"Fushë Kosovë / 24.12.2025 – 02:45. Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat