E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet në polici

Kronikë

E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet në polici

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sot në njërën nga qendrat e votimit në Prizren.

Atje një person, në shenje revolte që nuk është lejuar ta asistojë gruan në votim, e ka shqyer fletëvotimin.

Me këtë rast, i dyshuari është shoqëruar në polici.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Aktualisht po intervistohet edhe me vendim të prokurorit presim se çka do të vendoset tutje”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat