​Policia arreston gjakovarin, i gjen kokainë dhe armë zjarri

Kronikë

​Policia arreston gjakovarin, i gjen kokainë dhe armë zjarri

Më: 6 janar 2026 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë gjatë një operacioni policor.

Pasi që, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë konfiskuar 456 gramë kokainë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit i janë konfiskuar edhe një revole, 50 fishekë, një veturë, para të gatshme dhe pajisje të tjera që ndërlidhen me narkotikë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat