Rrahu ish-gruan bashkë me burrin e saj, arrestohet prishtinasi

Kronikë

Rrahu ish-gruan bashkë me burrin e saj, arrestohet prishtinasi

Më: 20 janar 2026 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe burrin e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, derisa i dyshuari pas arrestimit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat