Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Kronikë

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 14:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme, në qendër të Podujevës.

Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët.

Në pamjet e siguruara shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, sakaq nuk dihet as mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat