Kapet shtetasi i Serbisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Kronikë

Kapet shtetasi i Serbisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Më: 29 janar 2026 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”  pasditen e së mërkurës.

Kjo nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ai është ndaluar, pasi gjatë procedurave të udhëtimit ka prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat