Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa

Kronikë

Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa

Më: 30 janar 2026 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së enjtes në fshatin Bajë të Skenderajt, ku një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në stallën e bagëtive.

Siç mëson media, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informacion për një vdekje të dyshimtë në këtë fshat. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, Belko Simic, 73 vjeçar.

Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes dhe deklarimeve të personave që kanë qenë aty pranë, dyshohet se viktima ka pësuar goditje fatale në kokë nga një lopë, derisa ishte duke u kujdesur për bagëtinë në stallë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat