Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Klinë, Pejë dhe Gjakovë. Katër persona u arrestuan.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Prishtinë u arrestua një shtetas i huaj, nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje- shtetase e Kosovës.

“Prishtinë/ 02.02.2026 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Klinë u arrestua një person nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Klinë/ 03.02.2026 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në Pejë u arrestua një i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj një gruaje.

“Pejë/ 03.02.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në njërin rast në Gjakovë, u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një fruaje,

“Gjakovë /03.02.2026-10:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë në Gjakovë, një person dyshohet se u kanos nga një familjar i tij. I dyshuari ndodhet në kërkim policor.

“Gjakovë/ 03.02.2026 – 17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat