Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqipton 326 gjoba brenda janarit

Kronikë

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqipton 326 gjoba brenda janarit

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia e këtij qyteti njëkohësisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

” Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat