Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje në Marec të Prishtinës, e cila ka ndodhur më 2 shkurt.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 07.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k të cilën kishin qenë të përfshirë në një vjedhje më 02.02.2026.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat