Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, si u kap 27-vjeçari me 12 pistoleta

Kronikë

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, si u kap 27-vjeçari me 12 pistoleta

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 13:26
Pamje nga operacioni

Një operacion i Policisë së Shtetit është finalizuar me arrestimin e një 27-vjeçari dhe bllokimin e 12 pistoletave, që ai i kishte trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, me synim shitjen e tyre në Tiranë. i arrestuari është identifikuar si Dugagjin Berisha, ndërsa nga një video e publikuar nga policia, duket qartë se ai mbahej nën survejim dhe automjeti me të cilin udhëtonte është rrethuar nga dhjetra efektivë policie të armatosur.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Armët do të shiteshin në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar dhe zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat