Janë arrestuar tre të dyshuar në Pejë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.