Arrestohet i dyshuari për materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Kronikë

Arrestohet i dyshuari për materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin për “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan, ndëra i dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

“Gjilan 16.02.2026 – 14:30. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është sekuestruar një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat