Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë transferohet në QKUK

Kronikë

Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë transferohet në QKUK

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu, deklaroi se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë, më mesin e tyre një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik.

5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat