Arrestohen dy persona në Prizren për fajde, dyshohen se i kërkuan viktimës 100% kamatë mujore

Kronikë

Arrestohen dy persona në Prizren për fajde, dyshohen se i kërkuan viktimës 100% kamatë mujore

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit dyshohet se i kanë kërkuar një burri kamatë mujore prej 100 për qind.

“Me 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat