​Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për tentim vrasjeje

Kronikë

​Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për tentim vrasjeje

Më: 2 mars 2026 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprat penale vrasje e mbetur në tentativë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F..

Derisa i pandehuri me të parë viktimën ka shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, i pandehuri B.A, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat