Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje e dyshuar”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje rreth orës 11:30, është raportuar se një mashkull kosovar, i cili kishte shkuar në QKUK për tretman mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë, raporton KosovaPress.
“Është raportuar se një mashkull kosovar i cili kishte ardhur në QKUK për tretman mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, me datën 02.03.2026 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.