Fushë Kosovë: Arrestohet një person, i sekuestrohen mbi pesë kilogramë substanca narkotike

Kronikë

Fushë Kosovë: Arrestohet një person, i sekuestrohen mbi pesë kilogramë substanca narkotike

Më: 7 mars 2026 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia e Kosovws njofton se operacioni u zhvillua më 06.03.2026, pasi u lokalizua një veturë me gjashtë paketime të dyshuara marihuanë, me peshë 8.1 gramë.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit L.M., janë sekuestruar 537.7 gramë marihuanë, para të dyshuara nga shitja e narkotikëve dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ndaj të arrestuarit janë inicuar veprime ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat