Arrestohet një person në Pejë, iu gjetën pesë elektroshokë në lokal

Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, iu gjetën pesë elektroshokë në lokal

Më: 10 mars 2026 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 9 mars 2026 rreth orës 09:00, kur është arrestuar një mashkull kosovar i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është kryer bastisje në lokalin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë elektroshokë”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat