Ekstradohen nga Italia në Kosovë, dy të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vrasje në tentativë

Kronikë

Ekstradohen nga Italia në Kosovë, dy të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vrasje në tentativë

Më: 14 mars 2026 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pasi i ishin shmangur drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njoftoi se operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet italiane, përmes INTERPOL.

Sipas policisë, më 12 mars është ekstraduar i dyshuari me inicialet A.B., i kërkuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ndërsa një ditë më vonë, më 13 mars, është realizuar ekstradimi i të dyshuarit Xh.K., i cili kërkohej për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit janë dorëzuar te njësitet përkatëse policore, përkatësisht në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat