​Incident në Zubin Potok, Policia arreston një person pas kanosjes me sëpatë

Kronikë

​Incident në Zubin Potok, Policia arreston një person pas kanosjes me sëpatë

Më: 14 mars 2026 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në komunën e Zubin Potokut.

Sipas raportit të Policia e Kosovës, rreth orës 01:50 një qytetar ka njoftuar policinë se fqinji i tij, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkuar te shtëpia e tij dhe e ka kanosur me një sëpatë.

Sipas ankuesit, gjatë incidentit i dyshuari ka shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë së tij.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”-thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat