34-vjeçari humb jetën pas goditjes nga vetura në Prizren, arrestohet 24-vjeçari

Kronikë

34-vjeçari humb jetën pas goditjes nga vetura në Prizren, arrestohet 24-vjeçari

Më: 18 mars 2026 Në ora: 22:35
Aksidenti

Një person ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:12.

Viktima është I.O., rreth 34 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit pa shenja jete.

Sipas Policisë, dyshohet se I.O. është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull rreth 24 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë kryer kontrollin në vendin e ngjarjes.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për autopsi, ndërsa shoferi është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat