I kapen pistoletë, fishekë e brisk në çantë – prangoset i dyshuari në Vrellë

Kronikë

I kapen pistoletë, fishekë e brisk në çantë – prangoset i dyshuari në Vrellë

Më: 28 mars 2026 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrellë të Istogut.

Kjo nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Policia bën të ditur se gjatë një kontrolli tek i dyshuari në një çantë krahu është gjetur një pistoletë me karikator, 14 fishekë si dhe një brisk.

Pas inicimit të rastit i dyshuar në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat