Hajnat ia mësyjnë një kompanie në Gjilan, vjedhin fije bakri

Kronikë

Hajnat ia mësyjnë një kompanie në Gjilan, vjedhin fije bakri

Më: 31 mars 2026 Në ora: 08:43
Policia

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në një kompani dhe kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Të njëjtit ende nuk janë kapur, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e kompanisë së viktimës kosovar dhe prej aty kanë vjedhur fije metalike të bakrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat