Shtërpcë: Babai i vajzës raporton dhëndrin në Polici për dhunë fizike ndaj saj

Kronikë

Shtërpcë: Babai i vajzës raporton dhëndrin në Polici për dhunë fizike ndaj saj

Më: 5 prill 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtërpcë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi mashkull ka njoftuar se dhëndri i tij po ushtronte dhunë ndaj vajzës së tij, me të cilën është i martuar.

Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie pa leje.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat