Dhunë në familje në Mitrovicë të Jugut, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Dhunë në familje në Mitrovicë të Jugut, arrestohet i dyshuari

Më: 10 prill 2026 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 8 prillit në Mitrovicë të Jugut, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Jugu 08.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat