Raportim i rremë për sulm ndaj të miturës në Leposaviq: Kamerat zbardhin të vërtetën

Kronikë

Raportim i rremë për sulm ndaj të miturës në Leposaviq: Kamerat zbardhin të vërtetën

Më: 12 prill 2026 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një rast i raportuar si sulm ndaj një të miture në Leposaviq ka rezultuar të jetë deklarim i rremë, pas verifikimeve nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më dje rreth orës 00:30, kur një shtetase e Serbisë është paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se vajza e saj ishte sulmuar nga një mashkull.

Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se deklarata e ankueses nuk ishte e vërtetë. Sipas gjetjeve, vajza e mitur kishte qenë ajo që kishte sulmuar personin në fjalë.

Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq / 11.04.2026 – 00:30. Një femër shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur dhe kanë deklaruar se vajza është sulmuar nga një mashkull. Pas verifikimit të informatës dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë. Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat