Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Kronikë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Më: 12 prill 2026 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike mes dy personave në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e incidentit, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25. Pasa një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së  kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre.  Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mësohet se polici është pjestarë i njësisë FIT.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat