Vjedhje në Leposaviq, hajnat futen në “shupë” dhe marrin vegla pune

Kronikë

Vjedhje në Leposaviq, hajnat futen në “shupë” dhe marrin vegla pune

Më: 16 prill 2026 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një vjedhje është raportuar në fshatin Kamenicë të Leposaviqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt ndihmës dhe kanë marrë pajisje pune.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 14 prill rreth orës 20:30, ndërsa rasti është raportuar në polici më 15 prill.

Siç mëson media, ankuesi O. M ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë në “shupën” e tij dhe kanë vjedhur:

            •           një makinë për shpim (burmashin)

            •           një makinë për gërryerje (brusalicë)

Sipas tij, vlera e sendeve të vjedhura është rreth 150 euro.

Njësia patrulluese, së bashku me hetuesit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje” dhe mbetet nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat