Detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj: Mjeku konstatoi se 15-vjeçari…

Kronikë

Detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj: Mjeku konstatoi se 15-vjeçari…

Më: 17 prill 2026 Në ora: 17:18 Përditësuar në ora: 19:45 më 17.04.2026
Ilustrim

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, dyshohet se pësoi arrest kardiak derisa ishte në shkollë

Një nxënës 15-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, të premten pasdite, më 17.04.2026.

Sipas Policisë, dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak dhe nga Emergjenca e Ferizajt trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedura të mëtutjeshme.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia.

Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj: Mjeku konstatoi se 15-vjeçari…

Një nxënës ka humbur jetën në ambientin e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, tha ai.

Veseli ka bërë të ditur se trupi i të njejtit është dërguar në IML.

“Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsies”, ka deklaruar ai.

Tragjike, vdes 15-vjeçari

Një nxënës ka humbur jetën rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krim-teknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Për informata shtesë do të njoftoheni përmes raportit vijues”, ka thënë Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat