U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i dyshuari arratiset nga dritarja

Kronikë

U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i dyshuari arratiset nga dritarja

Më: 18 prill 2026 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një person i privuar nga liria ka arritur të arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar, ka qenë duke u intervistuar në ambientet e stacionit policor.

Gjatë qëndrimit në zyrën e intervistimit, ai ka shfrytëzuar një moment për të ikur përmes dritares, duke u larguar nga objekti i policisë në një drejtim të panjohur.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat