Një rast i vjedhjes është raportuar në një shkollë në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku të dyshuar janë dy të mitur.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2026, rreth orës 14:30, në SHMU “GJ.K. Skënderbeu”, ku dy të miturit me inicialet R.V. dhe S.G. dyshohet se kanë hyrë në objekt përmes një dritareje.
Sipas informatave, ata kanë marrë një shumë prej 15 eurosh nga çanta e një gruaje me inicialet A.I.S., si dhe disa mjete didaktike që ndodheshin në ambientet e shkollës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me udhëzim të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar dhe është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.