Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Kronikë

Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Më: 23 prill 2026 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Katër shtetase të Kosovës dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër, dhe sipas policisë, i kanë marrë me forcë para.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat