Plagoset një person në Prizren, rasti nisi si përleshje

Kronikë

Plagoset një person në Prizren, rasti nisi si përleshje

Më: 3 maj 2026 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Dy persona janë përleshur ndërmjet vete në Prizren, ku gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë tjetrin.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dy janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Dy të dyshuar m/k janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur ndërmjet vete.

Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat