Dhunë në familje në Pejë, një person arrestohet dhe një tjetër në kërkim

Kronikë

Dhunë në familje në Pejë, një person arrestohet dhe një tjetër në kërkim

Më: 8 maj 2026 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë.

Sipas raportit policor, dy të dyshuar kosovarë, një femër dhe një mashkull, dyshohet se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe fizike një viktime femër kosovare.

Lidhur me rastin, e dyshuara femër është arrestuar dhe intervistuar nga organet hetimore, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 07.05.2026 – NN. Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat