Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, ndërsa në një rast tjetër policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas Policisë së Kosovës, më 9 maj 2026 është raportuar se një mashkull, përdorues i narkotikëve, ishte larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 8 majit dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ndërkaq, në një rast tjetër të raportuar më 9 maj rreth orës 13:00 në Gjakovë, policia ka pranuar informata se një mashkull kosovar në mënyrë të vazhdueshme dhe nën ndikim të alkoolit e kishte ofenduar bashkëshorten e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës.