Arrestohet i dyshuari se gjatë përleshjes me viktimën përdori armën

Kronikë

Arrestohet i dyshuari se gjatë përleshjes me viktimën përdori armën

Më: 13 maj 2026 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se gjatë përleshjes me viktimën, ka përdorur edhe armën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Skenderaj / 12.05.2026 – 11:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë nje përleshje me viktimën dyshohet se kishte perdorur edhe armen.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar një gëzhojë si dëshmi materiale, kurse te i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletën dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat